7 dhjetor 2021

SEEUTechPark pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara nga “Junior Achievement”

Organizata “Junior Achievement” nën përkrahjen e “USAID” dhe “FITR” organizoi një garë për nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” për të parë aftësitë e tyre sipërmarëse në biznes,ku të ftuar ishim edhe ne SEEUTechPark që të ju ndihmojmë nxënësve në përpilimin e planit të biznesit.

Ekipi i SEEUTechPark kryesuar nga Blerina Zendeli u ndihmuan nxënësve në përpilimin e një plani biznesi,për të gjeneruar një ide biznesi,për ti nxitur dhe për të krijuar një kulturë sipërrmarëse ndërmjet nxënësve sesi ato në mënyrën e tyre do të ndihmojnë në shfrytëzimin efikas të rrymës elektrike.Qëllimi ishte se si të zvogëlohet sasia e energjisë që duhet për të jetuar,cfarë aktivitetesh do të ndërmarin që ti ndihmojnë vendit të tyre në momentet ku ballafaqohet me mungesë të rrymës elektrike.

Shumë të kënaqur që iu ndihmuam të rrinjëve se si të krijonin një plan biznesi prej së vërteti,të kycen edhe ato në mundësitë reale të biznesit.