BIC nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in për Programin Akcelerator në Rajonin e Pollogut
Drejtori ekzekutiv i BIC Prof.Dr.Besnik Fetai së bashku me udhëheqësin e ekipit të GIZ z. Mark Barrett nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për themelimin, funksionimin dhe investimin e akceleratorit biznesor-teknologjik:”700 Accelerator” për zhvillimin dhe zbatimin e një programi të vetëqendrueshëm biznesor në rajonin e Pollogut, për ti mbështetur startup-et në të cilin do të perfshihet një shumëllojshmëri e mbështjes për shërbimet biznesore dhe qasjes në shërbimet financiare.
GIZ (Korporata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) si ofrues shërbimesh në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm dhe punë arsimore ndërkombëtare përvoje në fusha të ndryshme,duke përfshire zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e punësimit.Duke e parë nga ky këndvështrim,bashkëpunimi i GIZ-it me BIC në Programin e Akcelerimit do të sjellë të gjithë besimin në një vend për të rritur kapacitetin për të ndihmuar bizneset fillestare të krijojnë dhe të ruajnë vlera.
Projekti EU4EG është bashkëfinancuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut dhe Ministria Federale Gjermane për Cështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik (BMWK). Projekti zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) në partneritet me Area Science Park (ASP) nga Trieste,Itali mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Aktivitetet Klimatike (BMWK) dhe Iniciativa e Evropës Qendrore (CEI) si bashkëpunëtorë.