Punëtori: Specializimi i mençur, inovacioni dhe mbrojtja e pronësisë në industrinë e prodhimit
Bizneset në epokën e re - moderne kanë një nevojë të madhe për aftësi dhe njohuri të specializuara, veçanërisht në industrinë e prodhimit ku inovacioni dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale janë elemente kyçe për sukses.
Në funksion të kësaj, "Qendra e Biznesit dhe Inovacionit - BIC" ju prezanton me krenari punëtorinë me temë "Specializimi i mençur, inovacioni dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale në industrinë e prodhimit".
Ky seminar synon të përmirësojë aftësitë dhe njohuritë e pjesëmarrësve në fushat e: përpunimit inteligjent dhe teknologjive, inovacioneve në përpunim, mbrojtjes së pronës intelektuale, sipërmarrjes dhe zhvillimit të biznesit, aspekteve praktike dhe realizimit të projekteve, si dhe rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve.
Për kë është menduar punëtoria? Kjo punëtori ka për qëllim pronarët dhe menaxherët e objekteve përpunuese, drejtuesit e departamenteve, studiuesit dhe novatorët, institucionet arsimore dhe studentët, investitorët dhe institucionet financiare, si dhe bashkëpunëtorët dhe organizatat partnere që përfaqësojnë industrinë përpunuese.
Ligjërues të punëtorisë janë: Prof. Dr. Veland Ramadani, Prof. Dr. Gadaf Rexhepi dhe Gjorgi Rafailovski, M.Sc.