Wednesday TALK! #3
Më 26 mars 2014 u mbajtë panel diskutimi i tretë Wednesday TALK! organizauar nga SEEUTechPark. Diskutimi përfshiu temën se si Biznes Inkubatorët dhe Biznes Startup qendrat mund të ndihmojnë dhe trasformojnë biznes idetë në biznese reale dhe fitimprurëse.
Nikoqirë të kësaj mbrëmje ishin Suzana Trajkovska Kochankovska, menaxhere e Biznis Inkubatorit në Manastir, Dean Stojanovski – Asistent i projekteve të Fondacionit BSC në Manastir dhe Igor Misevski - Drejtor ekzekutiv i Nova Solutions (Agjensia digjitale e marketingut). Si një biznismen i suksesshëm Igor Misevski paraqiti mënyrën se si kompania e tij punon dhe se si Startup qendra në Manastir I mundësoi dhe i ndihmoi për të realizuar idenë e tij fillestare për të zhvilluarë në një kompani profitabile.
Prezantimi i folësve theksoi rëndësinë e Biznes Startup qendrave dhe inkubatorëve të cilët aktualisht janë duke kontribuar për zhvillimin më të madh ekonomikë të vendit, si dhe kryesisht duke promovuar sipërmarrësinë në veçanti ndërmarjet e vogla dhe të mesme. Gjithashtu u theksua se inkubatori mbështet të gjithë sipërmarrësit e mundshëm që janë të krijuar apo janë në zhvillim e sipër të bizneseve të tyre duke u dhënë kështu mundësinë për të punuar sëbashku ose të ndajnë një hapsirë të përbashkët si dhe të shkëmbejn përvojat e tyre në një mënyrë të re dhe origjinale.
Prezantimi i të gjithë folësve u përcollë me shumë vëmendje dhe interesim nga ana e audiencës duke mbaruar kështu me një debat dhe sesion të gjerë të pyetjeve dhe përgjigjeve.