Raporti vjetor për 2016 – Mbledhja e Bordit
Më 17 Nëntor 2017, ne hapësirat e SEEUTechPark u mbajt mbledhja e dytë e bordit, në të cilin u prezantua raporti vjetor.
Raporti vjetor u prezantua para Bordit, së bashku me eventet, aktivitetet, progreset dhe rezultatin financiar të operimit të SEEUTechPark-ut. Përvec kësaj, mbledhja ishte një mundësi e shkëlqyer për menaxhmentin e SEEUTechPark-ut që ti prezantojnë aktivitetet e deritanishme dhe planet për 2017, si dhe u dorëziua raporti financiar vjetor i SEEUTechPark-ut.
U mbajtën diskutime në lidhje me potencialin e operacioneve/punës për të ardhmen dhe mundësite e partneritetit të SEEUTechPark-ut.
Së dyti, Dr.Veronika Kareva u ricaktua si Presidente, dhe Dr. Denis Farington u rizgjedh si Nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve. Rektori i SEEU Prof. Dr. Zamir Dika, Dr. Xhevahir Memedi dhe Mr. Besnik Xheladini gjithashtu u rizgjodhën si anëtar të Bordit Mbikëqyrës.
SEEUTechPark mori nota të shkëlqyera nga Bordi për rezultatet e arritura.