1 dhjetor 2022

700 Accelerator-Thirje për startupe

PËRFITONI 100 ditë: Trajnime + Mentorim + Investime dhe rritni startup-in tuaj teknologjik, dixhital ose qarkor në nivelin tjetër!

Nëse jeni një startup i orientuar drejt teknologjisë në fazën seed ose pre-seed, ky program do t'ju ofrojë një financim të përshtatur, trajnim, mentorim dhe akses në rrjetet partnere për të rritur startup-in tuaj.

Programi 100-ditor i rritjes është krijuar për të udhëhequr, trajnuar dhe zhvilluar sipërmarrësit ambicioz të teknologjisë në fazat e hershme dhe për të përshpejtuar në mënyrë efektive sipërmarrjet e tyre teknologjike. 700 Accelerator do të zhvillojë më tej sipërmarrësit e përzgjedhur, do të përshpejtojë procesin e përcaktimit të një modeli të provuar biznesi bazuar në një metodologji të caktuar dhe një grup praktikash më të mira për startup-et me rritje të shpejtë.

Çdo grup prej 6-10 startup-eve të përzgjedhura do të ketë mentor të dedikuar për të gjithë procesin dhe akses në rrjetin e gjerë të mentorëve ndërkombëtarë.

Ne do të bashkë-investojmë deri në 40 mijë euro për startup me investitorë të jashtëm,biznes engjëj, investitorë privatë, QV dhe korporata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fokusi ynë do të jetë kryesisht tek gratë, të rinjtë nën 40 vjeç dhe grupet vulnerabël që do të kenë aktivitetin e tyre ekonomik dhe do të hapin vende të reja pune në rajonin e Pollogut.

Aplikoni deri më 15 janar 2023 në këtë link ose caktoni një takim në: techpark@seeu.edu.mk

Mund të aplikoni duke plotësuar aplikacionin në linkun: Kliko këtu
Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në linkun: Kliko këtu


Dy sesione informuese do të organizohen për këtë thirrje:

Sesioni i parë informues: • Data: 14.12.2022
• Koha: 14:00 -15:00.
• Formati: Online
• Zoom Link: Kliko këtu


Sesioni i dytë informues: 23.12.2022
• Data: 23.12.2022
• Koha: 11:00 -13:00.
• Lokacioni: Salla e konferencave në UEJL, Ndërtesa e Rektoratit