28 janar 2014

Thirrje Publike - Shpejt.me

Kompania “Shpejt” SH.P.K është shoqeri me pergjegjesi te kufizuara e rregjistuar pranë Agjensionit Tatimor te Kosovës me nr.70922509. “Shpejt” SH.P.K ofron sherbime te TI-se per porosi online të ushqimeve. Kompania ka për qellim zgjerimin e veprimtarisë dhe për kete qellim:


SHPALL KONKURS PËR BASHKËPUNIM


Për bashkpunim në tregun e republikës së Maqedonisë. Të gjithë individet/ekipet e interesuara duhet të plotesojnë këto kushte:


· Kandidatet/ekipet të jenë së sepaku në vitin e III-të në fakultetin e Administrim Biznesit apo CST.

· Të jenë kreativ dhe të aftë të punojnë në grup.

· Të jenë të motivuar dhe të kenë aftësi në menaxhim dhe shitje.

· Niveli i gjuhes Angleze duhet të jetë i lartë si në të shkruar ashtu edhe në të folur.

· Të jenë të gatshëm për të themeluar biznes në republiken e Maqedonisë dhe të veprojnë si entitet në vete.


Kompania “Shpejt” SH.P.K në bashkëpunim me SEEUTechPark për kandidatin/ekipin e perzgjedhur do të ofrojë:


· Sherbimet e SEEUTechPark per 1 vit pa pagesë.

· Ndihmë në keshillime për të startuar ekipin në menyrë të suksesëshme.

· Konsulencë për të aplikuar në grante.

· Komplet infrastrukturen e sistemit Shpejt.me si dhe perkrahjen teknike për këtë sistem.


Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të dergojnë CV në formë elektronike në e-mail adresën info@shpejt.me me titull, Konkursi për bashkëpunim në tregun e Maqedonisë.


Konkursi mbetët i hapur deri me datën 01.02.2014. Vetëm kandidatet e perzgjedhur do të kontaktohen.