21 gusht 2017

U nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes SEEUTECHPARK dhe BIT HUB nga Manastiri

Më 18 gusht 2017 oficialisht u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet SEEUTechPark dhe Bit-HUB pjese e Fakultetit të Informatikës dhe Teknologjive të Komunikimit (FITK) - Manastir, dhe me këtë vazhdohet bashkëpunimin në lidhje me sipërmarrjen në institucionet e arsimit të lartë.

BitHAB i cili është i vendosur në hapesirat FITK përgatit një hapësirë të re 800m2, te projektuar posaçërisht për studentët dhe sipërmarrësit e ardhshëm, ku e njejta do tju mundesoj më të lehtë njohurite e tyre nga sektori i IT-se ti konvertojne ne startupe te reja dhe kompanitë te avancuara teknologjike.

SEEUTechPark do të mbështesin procesin e ndërtimit të kapaciteteve të menaxhimitit të BitHAB në aspektin e transferimit të njohurive dhe praktikave më të mira të zhvillimit të sipërmarrjes, startup dhe programeve teknologjike dhe inkorporimin e tyre në nevojat më të mira lokale. Gjithashtu, të dy institucionet do të bashkëpunojnë në fushat e interesit relevant për ekosistemin e startupeve ne nivel lokal dhe kombëtar. Të dyja palët u pajtuan të punojnë së bashku në fusha të ndryshme të projekteve dhe ne zbatimin e koncepteve moderne përkatëse si dhe duke ndihmuar institucionet e tyre arsimore.