26 janar 2018

SEEUTechPark fitues i mjeteve financiare nga thirrja publike “Sfida O2”

Me kënaqësi ju njoftojmë se SEEUTechPark ne konzorcium me IEH (Institutin për mjedisin jetësor dhe shëndet) pranë Universitetit te Europës Juglindore është një nga pesë fituesit e thirrjes publike të Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimi Teknologjik.

Mjetet financiare janë dhënë për zgjidhjen teknologjike të reduktimit të ndotjes së ajrit në zonat urbane në Maqedoni. Projekti i propozuar nga SEEUTechPark dhe IEH "Tech4O2", nga thirrja publike "Sfida O2" do të krijojë një portal informues dhe do të dizajnoj një biznes plan të ri për investime për zëvendësimin e sistemeve të vjetra të ngrohjes në shtëpi me sisteme të reja, eco-firendly.

Projekti do të fillojë të implementohet nga muaji i ardhshëm dhe do të zgjasë 12 muaj.