19 qershor 2018

Takimi i parë në mes të Business & Innovation Center dhe LCC Menaxhmentit dhe Profesoreve

Dje më 18 qershor 2018 u mbajt takimi i parë midis përfaqësuesve të Qendrës së Biznesit dhe Inovacionit dhe drejtuesve dhe profesorëve të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Qëllimi i këtij takimi ishte shpjegimi i procedurave të akreditimit të "Qendrës së Biznesit dhe Inovacionit" për mësimin "Lifelong Learning" për kurset e gjuhës, si: anglisht, maqedonisht, shqip dhe gjermanisht. Ekipi do të fillojë ndërtimin e programeve mësimore dhe kurikulave, përcaktimin e orëve për modul / certifikim dhe grupet e synuara: studentët, institucionet etj. Lokacionet ku do të mbahen këto kurse do të jenë: Tetovë, Gostivar dhe Shkup.