15 maj 2019

Ligjëratë për ndërmarësinë në shekullin 21 me Paul Sergius Koku

Të martën (14 maj 2019), kishim nderin të kemi si ligjërues profesorin e Kolegjit të biznesit në Universitetin Atlantik të Floridës dhe anëtarin e Akademisë për marketing, Prof. Dr. Paul Sergius Koku, i cili mbajti një ligjëratë mbi ndërmarrësinë në shekullin 21, para studentëve dhe stafit të UEJL-së.

Prof. Dr. Paul Sergius Koku është ligjërues në Kolegjin e biznesit në Universitetin Atlantik të Floridës dhe anëtar i Akademisë për marketing. Nga perspektiva e tij personale dhe profesionale, Koku ligjëroi për karakteristikat e ndërmarrësisë, në veçanti për mënyrat e kalimit të barrierave dhe rreziqeve që hasen në shekullin 21.

Në fund të prezantimit u zhvillua një diskutim dinamik i studentëve dhe stafit të UEJL- së, rreth vështirësive me të cilët ballafaqohet aktualisht ndërmarrësia, gjë që rezultoi me sugjerime konkrete për ta.

Kjo ligjëratë u mbështet nga Qendra për Biznes dhe Inovacion, në Universitetin e Evropës Juglindore.