3 mars 2020

SEEUTechPark mori pjesë në Konferencën e parë të Startupeve në Maqedoni - Pitch.Match.Grow

PwC North Macedonia së bashku me Bursën e Maqedonisë & Startup Macedonia organizuan startup konferencen e pare ’Pitch. Match. Grow.’’ me informacion të dorës së pare dhe #StraightToThePoint udhëzime në lidhje me mundësitë e financimit për startupet potenciale.

Më shumë se 120 pjesëmarrës morën pjesë në konferencën dy-ditore në Marriot Shkup, më 26 dhe 27 Shkurt, ku folëm për startupet e suksesshme, tregimet e tyre dhe mundësitë e Zhvillimit të Ekosistemit në Maqedoni. Startupet lokale dhanë këshilla praktike dhe të dobishme në rrugën e tyre drejt përvojave të financimit, dhe Investitorët ndanë disa sugjerime se si t'i qasen, negociojnë dhe sigurojnë investimet nga investitorët.

Konferenca ishte gjithashtu një shans për 10 startupe të perzgjedhura dhe më premtuese për të prezantuar idenë e tyre përpara investitorëve të përzgjedhur, krahas promovimit të platformës së re të investimeve Funderbeam.

SEEUTechPark u zgjodh si investitor i preferuar nga organizatorët e konferencës dhe mori pjesë si anëtar i juries para prezantimeve te garuesve.