11 qershor 2020

SEEUTechPark një nga akceleratorët e Star Venture programës nga EBRD

Programi Star Venture nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – EBRD ka për qëllim ti ndihmojë akceleratorët dhe konsultantët që të zhvillojnë potencialin e tyre, ndërsa SEEUTechPark u zgjodh si organizatë e vetme – bashkëpuntor nga Maqedonia e Veriut.

Star Ventures i ndihmon akceleratorët e përzgjedhur në pranimin e inovacionit, sipërmarrjes dhe zhvillimit të biznesit. Këto akceleratorë të cilët ndodhen në këto vende operative përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh këshilluese që do të zhvillojnë aftësinë e tyre për të ndihmuar startup kompanitë për të krijuar dhe ruajtur vlera shtesë. Programi do të sigurojë SEEUTechParkun me mjete për të përmirësuar performancën e biznesit të grupit tonë të startupeve dhe kompanive me rritje të shpejtë, dhe do të kontribuojë në ekosistemin më të gjerë sipërmarrës.

Ky program i EBRD momentalisht finansohet nga Unioni Europian, Lukesmburgu dhe Koreja nëpërmjet EBRD Small Business Impact Fund (Italia, Japonia, Koreja, Luksemburgu, Zvicra, Suedia, Taipei-Kina dhe SHBA).