19 nëntor 2021

Mësimdhënie klinike në fakultetet e SHTB dhe Administrimit të Biznesit

Më 16 dhe 17 nëntor, ekipi i TechPark i udhëhequr nga Gjorgji Rafajlovski dhe Blerina Zendeli prezantoi mundësitë për studentët, studiuesit e ardhshëm dhe sipërmarrësit.

Krenarë që ishim folës mysafir në lëndët “Menaxhimi i Inovacionit – në kuadër të Fakultetit të Administrimit të Biznesit,si dhe lëndës “Programim” në Fakultetin e SHTB para studentëve shqiptarë dhe maqedonas të UEJL-së. Konkretisht, kemi prezantuar aktivitetet e fundit të Parkut Teknologjik, si dhe mundësitë për përfshirjen e studentëve në rrugëtimin e tyre për t'u bërë sipërmarrës të suksesshëm,përmes mundësive për pjesëmarrje në hakatone,seminare,programe inkubacioni/akcelerimi, por edhe përmes investimeve fillestare ‘startup’.

Na pëlqeu shumë të bisedonim nga afër me gjeneratën e ardhshme "teknologjike" se si të shëndërrojmë njohuritë dhe ekspertizën më së miri në: Veprim,Prodhim dhe Investime!

Falenderim të veçantë për Prof. Gadaf Rexhepin dhe Prof. Marika Apostolova që na ftuan.