26 nëntor 2021

Notarised,e-Bionics dhe Fixigo startupe fituese te mjeteve financiare nga FITR nën mentorimin e SeeuTechPark

Startupet që janë nën mentorimin tonë,në mesin e shumë startupeve të tjera në të gjithë Maqedoninë Veriore arritën që të fitojnë 124 000€ në total për të vazhduar me ecurinë e punës së tyre.

Të trija kanë veprimtari të ndryshme nga njëra tjetra ku Notarised është një aplikacion i decentralizuar blockchain që ndihmon në nënshkrimin,noterizimin dhe verifikmin të cdo lloj dokumenti.
Nga ana tjetër ekipi i e-Bionic zhvillon zgjidhje inovative në përpunimin e një krahu të shtypur 3D bionic (protezë elektronike) për përdoruesit me mungesë të ekstremiteteve të sipërme.
Fixigo synon të zhvillojë një platformë harduerike dhe softuerike të bazuar në një rrjet pa tel,me senzor të energjisë të vetëqëndrueshëm.

SeeuTechPark është shumë krenarë që ka kontribuar në qëndrueshmërinë e ketyre startupeve që investimet e tyre të bëhen më të thjeshta dhe tu ndihmojmë ekipeve për të pushtuar tregjet e reja.

Me padurim presim për më shumë histori suksesi për ne dhe për startupet tona!