18 shkurt 2022

Workshop mbi Ekonominë Rrethore në Turizëm për ndërrmarjet e vogla dhe të mesme

Më 16 nëntor,Qendra për Biznes dhe Inovacion-BIC organizoi të parën nga 4 workshop-e të destinuara për 12 NVM-të e përzgjedhura që punojnë në sektorin e turizmit,mbi modelet e ekonomisë rrethore në kuadër të projektit CenTOUR EU-COSME

Ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme,në vecanti të sektorit të turizmit ,po i afrohen ngadalë sfidave të kalimit nga një model i ekonomisë lineare në atë rrethore dhe,duke pasur parasysh madhesinë e tyre mesatare,zakonisht nuk kanë burime dhe aftësi të mjaftueshme për të perballuar sfidat me mjete dhe refernca te duhura.Sistemet e turizmit jane sisteme shume te lidhura që perfitojnë nga një qasje e integruar për zhvillimin e biznesit,si në aspektin e efikasitetit ashtu edhe të promovimit.

BIC,përmes trajnimit nga ana e fasilitatorëve-Avni Arifi dhe Gjorgji Rafajlovski,synon te mbështesë NVM-të në zhvillimin dhe zbatimin e bizneseve rrethore(në kuptim të transferimit të njohurive,aftësive,inovacionit,certifikimeve) brenda një sistemi të integruar për zhvillim lokal.

CENTOUR - Ekonomia rrethore në turizëm, është në projekt COSME që ka nisur në shtator të 2020, dhe do të zgjasë deri në shtator 2023, dhe i cili financohet nga BE.