20 tetor 2022

Sesion informativ për investitorët - Programi Akcelerator 700

Më 19 tetor SEEUTechPark mbajti ngjarjen e parë duke prezantuar Programin 700 Accelerator për investitorët e fazave të hershme.

Qëllimi i këtij sesioni ishte që së pari të informohen më mirë investitorët për programin e përshpejtimit, se çfarë do të bashkëpunojmë ne si SEEUTechPark me ta, si do të marrin pjesë me investimet e tyre në startup-et që do të jenë pjesë e këtij programi. Ngjarja filloi me prezantimin e përshkrimit të 700 Acceleratorit, dhe sesi bashkë-investimet do të sjellin mundësi të mëdha, duke filluar bashkë-investime në startupe me rritje të lartë se bashku me ne. Gjithashtu patëm një panel diskutimi rreth perspektivës së investimeve fillestare, të ftuar në këtë panel ishin znj.Eli Zabevska drejtoreshë në South Central Ventures, z. Stefan Bodenski engjëll investitor nga Austria, me dy prej tyre folëm për perspektivën e investimeve,marrjen e vendimeve per investime,raundin e ardhshëm te investimeve, përqindjen e kapitalit për të marrë në këmbim të kapitalit. Dhe poashtu patëm edhe z.Gentian Elmazi ku folem per synimin e tij te daljes nga biznesi, per programin ideal te startupeve për sipërmarrësit që mbledhin kapital e kështu me radhë. Të gjitha këto tema që u diskutuan me panelistët zgjuan një interes nga ana e audiences.

Ky event rriti më shumë interesimin e investitorëve për 700 Akseleratorin që do të nisë, me shumë mundësi bashkëpunimi mes nesh dhe atyre për të arritur sa më shumë investime dhe startupe të suksesshme.