15 nëntor 2022

TRAJNIMI I INVESTITORËVE TË FAZAVE TË HERSHME

SEEUTechPark javën e kaluar filloi akademinë për investitorët e fazës së hershme në bashkëpunim me Strategy Tools dhe të mbështetur nga BERZH – Maqedonia.V

Programi i Investitorëve në Fazën e Hershme është krijuar si një përzierje e punëtorive dixhitale të drejtpërdrejta dhe mentorimit dixhital, për një grup të parapërzgjedhur investitorësh të fazës së hershme nga SEEUTechPark që do të përfshihen në programin e ri “700 Accelerator” bazuar në bashkë-investime me sektorin privat.

Gjatë periudhës prej 8 javësh Strategy Tools do të punojë me rreth 30 investitorë fillestarë për të rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre në lidhje me gatishmërinë për investime. Ata do të përdorin metodologjinë e tyre unike, mjetet, hulumtimin dhe praktikat më të mira për të edukuar grupin e parë për sipërmarrësit e Maqedonisë së Veriut për t'u bërë engjëj të suksesshëm biznesi.

Ky trajnim është mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH në Maqedoninë Veriore në kuadër të Programit Star Venture.