21 mars 2014

Marrëveshje bashkëpunimi mes SEEUTechPark dhe EMKICE&ILUMINE

Më 17 mars, 2014 SEEUTechPark dhe EMKICE&Ilumine nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është që të ofrojnë mbështetje dhe shërbime reciproke duke i ndarë së bashku burimet e përbashkëta në bazë të mundësive të tregut si dhe nevojat e klientëve përkatës, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve.

Euro Macedonian Knowledge Innovation Center ( EMKICE & Ilumine ) duke pasur qasje në BE, SEE, Lindje të Mesme, Afrikën e Veriut si dhe në Azi synon të mbështesë anëtarët e saj, bashkëpunëtorët të bëhen konkurrues, si dhe inovacioni dhe produktiviteti për tregun ndërkombëtar përmes: Duke ofruar mbështetje për zhvillimin e produkteve të reja apo inovative dhe dizajn drejt komercializimit; Poashtu ofron dhe trajnime adekuate dhe të pershtatshme si dhe bën informimin apo ndregjegjësimin e mjaftueshëm për programet e BE-së, fondet e BE-së dhe grantet; Rritjen në shkallën e vetëdijes si dhe mbështetjen e investimeve të Biznes Engjujve etj.


SEEUTechPark dhe EMKICE&Ilumine ndajnë interes të përbashkët dhe synojmë që të bashkëpunojnë me qëllim që të jenë optimist në zgjedhjen e vetë burimeve të tyre dhe për të ofruar shërbime më të mira dhe mbështetje për klientët e tyre të ardhshëm. Palët krijuan ndihmën e ndërsjellë reciproke për: Organizimin e eventeve, financiminei BE-së dhe trajnime të Biznes Engjujve, mbështetja në komercializimin dhe konsultimin në fushën për qasje në financa. Bashkëpunimi i ardhshëm pritet në mes të dy palëve të përmendura më lart .