20 shtator 2014

Stacioni i parë për mbushje të veturave elektrike në Maqedoni

Më 20 Shtator, 2014, ne kampusin e SEEU në shkup, në një ceremoni solemne u përurua stacioni i parë për mbushje të veturave elektrike në Maqedoni, në prezencë të Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Nurhan Izairi, presidentit të EMKICE, z. Ilija Vuckov, pronarit të veturës Tesla Model S dhe sipërmarrësit, z. Sasa Cvetojevic dhe Drejtorit të Parkut Teknologjikë, z. Azir Aliu

"Parku Teknologjik është një vend ku janë krijuar lidhje të ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet institucioneve akademike dhe industrisë duke kthyer njohuritë dhe ekspertizat në aksione, prodhime dhe investime.
Sot kamë kënaqësine t'ju njoftojë për hapjen e stacionit të parë për mbushje të veturave elektrike në shtetin tonë dhe atë në qendër të Shkupit, mu përpara ndërtesës së Univerzitetit të Evropës Juglindore." tha Drejtori i Parkut Teknologjik z. Azir Aliu.