26 nëntor 2014

STUDENT – Fuqia e inovacionit

Më 25 Nëntor, 2014 në kampusin e UEJL-së në Tetovë, në kuadër të Javës Globale të Engjujve të Biznesit 2014 u mbajt ngjarja Student – Fuqia e inovacionit destinuar për studentët dhe sipërmarrësit e rinj.

Në prani të studentëve të shumtë dhe sipërmarrësve të rinj u mbajt seanca e parë në mbështetjen Universitare për studentët inovativ dhe student sipërmarrës gjatë rrugës për të gjetur investitorë biznes engjuj, ku ata ishin në gjendje të dëgjojnë njohuri të shumtë të përgatitura në leksione nga profesorë, ekspertë të industrisë, sipërmarrës dhe drejtor kompanish.

“Sot në botë ka një numër të madh të ndërmarrësve të rinj të cilët kanë pasur sukses për të transformuar idetë e tyre krijuese në biznese fitimprurëse duke shfrytëzuar njohuritë, aftësitë dhe motivimin e tyre. Ata të cilët patën sukses zotrojn suksesin e tyre jo vetëm me punë e vendosmëri, por gjithashtu edhe me implementimin e risive të reja që janë të domosdoshme dhe thelbësore për mjedisin e sotëm global. Në mjedisin konkurrues në të cilën po jetojmë këto kohë, ku produktet kanë performanca të ngjajshme, të cilësisë dhe funksionalitetit, atëherë inovacioni apo metodat inovative janë gjëra të duhura dhe të rëndësishme për t'u bërë.”, tha Dr. Shpend Imeri.

Mysafiri special ishte z. Ilija Vuckov, President i Euro Macedonian Knowledge Innovation, ai foli për ngritjen e vetëdijes rreth zgjerimit te njohurive tona në lidhje me rolin kryesor dhe rëndësinë e engjujve të biznesit në promovimin e rritjes ekonomike.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe punëtoria ku shtatë grupe kishin mundësinë të participonin me idetë e tyre të biznesit.

SEEUTechPark, EMKICE, NewMan’s Business Accelerator dhe FINKI ishin organizatorët e këtij aktiviteti, qëllimi i këtij aktiviteti ishte të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e investimit të biznes engjujve në komunitetin tonë dhe lidhjen me komunitete të ndryshme sipërmarrëse dhe engjujsh.