16 tetor 2015

SEEUTechParku së bashku me sipërmarrësit dhe investitorët e panairit "Tehnoma 2015-Inovacione dhe zhvillime teknologjike"

Ekipi i SEEUTechPark kishte një kënaqësi të madhe për tu paraqitur në panairin e këtij viti të inovacionit dhe zhvillimit teknologjik "Tehnoma 2015", e cila u zhvillua nga data 13 deri më 17 Tetorë në panairin e Shkupit, i cili këtë herë u mbajt nën kujdesin e Fondit për inovacion dhe zhvillimit teknologjik.

Ngjarja ishte një mundësi e shkëlqyer për t'u njohur me ndërmarrësit potencial dhe ekzistues dhe për të prezentuar mundësitë e shkëlqyer për të punuar në Parkun Teknologjik start-up kompanive, si dhe programet e ndryshme për përkrahjen dhe mbështetjen e ideve të biznesit.

Më vonë, në kuadër të evinementit u mbajt një diskutim i hapur me temën "Bashkëpunimi në mes shkencës dhe industrisë", ku menaxheri i Parkut Teknologjik - z. Gjorgji Rafajlovski, diskutoi përvojën e deri më tanishme, praktikat më të mira dhe potencialin e ardhshëm të bashkëpunimit në mes këtyre dy sektorëve, së bashku me përfaqësuesit e Fondit për Inovacion, FINKI, TI dhe grupit automobilistik, si dhe përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.