10 dhjetor 2015

Një orë kodim për çdo nxënës

Më 10 dhjetor, 2015 në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të “Një orë kodim 2015“ u mbajt ngjarja “Një orë kodim për çdo nxënës”

Këtë javë, miliona studentë të të gjitha moshave dhe të tjerë rreth e rrotull globit kanë shpenzuar një orë për të mësuar kodet kompjuterike - disa të thjeshta dhe disa të avancuara – ashtu që, si organizatorët i kanë vëndosur, për të "çmitizuar kodin dhe për të treguar se çdokush mund të mësojë bazat."

Pjesë e kësaj ngjarje globale ishte dhe SEEUTechPark, ku shumë njerëz të rinj dhe studentë ishin në gjendje për të mësuar konceptet themelore të programimit kompjuterik.

Pjesëmarrësit kanë shpenzuar të paktën një orë pune me kod kompjuteri, eksperimente me shkenca kompjuterike apo eksplorimin të mënyrave të ndryshme se si teknologjia kompjuterike ndikon në jetën e tyre.