4 shkurt 2016

Përfaqësues të projektit POWER - "European Network of Women Mayors for Equal Opportunities in Citizens Life" vizituan UEJL-në dhe SEEUTechPark

Më 4 Shkurt 2016, në sallën për konferenca të BDC-së, SEEUTechPark kishte nderin të mbajë një prezentim të shkurtër reth punës dhe aktiviteteve përpara delegacionit të projektit POWER - "European Network of Women Mayors for Equal Opportunities in Citizens Life", e udhëqur nga kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi dhe znj. Nial Memete udhëheqëse e sektorit për zhvillim ekonomik lokal.

Delegacioni i cili ishte i përbërë nga përfaqësues të rajoneve dhe vendeve të ndryshme evropiane, duke përfshirë përfaqësues të rajoneve të Polino-Itali, Ciudad Real-Spanjë, Blagoevgrad -Bullgari dhe Labin, Kroaci të cilët kishin mundësinë për të njohur për së afërmi funksionimin e UEJL-së, ku z. Andrew Goodspeed – Provosti me anë të prezentimit I njohu mbi punë dhe aktivitetet e Univerzitetit , gjithashtu pjesë e këtij prezantimi ishte puna dhe rezultati I SEEUTechPark, me theks të veçantë në përmirësimin e aftësive të biznesit të studentëve, krijimi i kompanive të reja të reja dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Në kuadër të vizitës delegacioni pati një turne të shkurtër në kampus, duke vizituar disa nga qendrat më të rëndësishme të Universitetit, të cilët drejtpërdrejt u njohën me Parkun Teknologjik dhe përgatitjet për Start-Up Maratonën, Start-Up Europe Week dhe shërbimet e Biznes Inkubatorit.

Vizita përfundoi me një drekë solemne gjysmë-formale për të gjithë të pranishmit.