25 shkurt 2016

Wednesday TALK! #4

Më 24 Shkurt, 2016 u mbajt panel diskutimi Wednesday TALK! organizauar nga SEEUTechPark. Diskutimi përfshiu temën se si ne mund të krijojmë një Inovacion Global nga Maqedonia.

Pjesë e këtij paneli ishte Aleksander Tasev, Drejtori Menaxhues i SuperFounders. Si një inovator, ndërmarrës dhe investitor ne start-up kompani të ndryshme, Aleksandri u mundua që nëpërmjet një prezentimi të shpjegojë atë se si, ne duke filluar nga ideja inovative, ndërtimi i ekipit, gjetja e mentorëve ose investitorëve të duhur dhe rrumbullaksimi I gjithë këtyre elementeve me dashuri mund të arrijme deri tek krijimi i nje start-up kompanie bazuar ne metodat me te mira.

Prezantimi u pasua me vëmendje të madhe dhe përfundoi me një sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve nga studentët, përfaqësues të start-up kompanive dhe ndërmarrësve të ardhshëm.