17 nëntor 2015

Delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga ministri Abdilaqim Adami vizituan SEEUTechPark-un

Më datë 16.09.2015 një delegacion i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga Ministri z. Abdilaqim Ademi së bashku me disa deputetë të kuvendit te RM-së ishin për vizitë në SEEUTechPark.

Gjatë vizitës së tyre në hapsirat e SEEUTechPark ata patën mundësi që të njihen për së afërmi me menaxhmentin dhe punën e ketij Parku, ku Rektori z. Dika dhe Drejtori i SEEUTechPark z. Aliu i informuan për së afërmi mbi proceset dhe të ariturat, dhe mundësite e shkelqyera mbi bashkëpunimin e bazuar në modelin Triple-Helix.

Kjo formulë e suksesshme në vendet e zhvilluara mundëson krijimin e lidhjeve të forta ndërmjet akademisë, sektorit privat (industrisë) dhe organeve shtetërore me qëllim krijimin e mundësive për projekte aplikative që ka për qëllim zhvillimin e ekonomisë në vend si dhe krijimin e R&D kompanive si formulë për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat. Sot në nivel botërorë investohet shumë në projekte që lidhin akademinë me sektorin e biznesit me qëllim krijimin e projekteve që do të kenë impakt të shpejtë në ekonomitë e vendeve. Triple-helix ka gjetur edhe vendin e vet financiar në fondin e BE – së dhe sot Horizont 2020 ka buxhet prej 80 miliardë Euro dhe COSME 3 miliardë Euro për të formuar konzorciume ndërmjet Akademisë, Industrisë dhe Organeve shtetërore. Parku Teknologjik në UEJL tani më na binden që edhe në vendet tona bashkëpunimi ndërmjet Universiteteve-Sektorit Privat dhe Qeverisë mund të funksionojë dhe jep rezultate shumë te mira. Sot pamë që në PT ka kompani private që janë vendosur në këtë kampus me qëllim që të jenë më afër studentëve dhe profesorëve me qëllim të përmiresimit të kapaciteteve njerëzore si element bazë për biznes të suksesshëm, theksoi Ministri Ademi.

Qëllimi i vizitës ishte të shihet për së afërmi puna e Parkut Teknologjik dhe rezultatet e saja gjatë periudhës 3 vjeçare aq edhe sa egzistion ky Park si një model suksesi dhe i pari i ketij lloji në Republikën e Maqedonisë.