Takimi i parë i Bordit Ekzekutiv
Më 22 janar 2016, në hapësirat e SEEUTechPark u mbajt një takim në të cilin themeluesit e Parkut Teknologjik themeluan dy organe të reja: Bordin Ekzekutiv dhe Bordin Këshillues të Drejtorëve.
Me vendim unanim të pjesëmarrësve, Dr Veronika Kareva u zgjodh President, dhe Dr. Dennis Farrington u zgjodh si nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve.
Në mënyrë unanime u zgjodhen edhe anëtarët e Bordit Këshillues në përbërje të: Rektorit të UEJL-së, prof. dr. Zamir Dika, z. Xhevair Memedi dhe z. Besnik Xheladini.
Përveç kësaj, takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për menaxhmentin për të prezentuar aktivitetet e ndërmara deri më tani dhe planet për vitin aktual 2016, si dhe dorëzimin e raportit operativ dhe financiar tre mujor të SEEUTechPark. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi praktikat më të mira për të përfshirë të gjithë aktorët dhe për të përmirësuar punën dhe proceset e Parkut Teknologjikë, por edhe për të shqyrtuar perspektivat në të gjitha fushat brenda dhe jashtë vendit.