16 dhjetor 2016

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes SEEUTechPark dhe Fakultetit Teknik – Manastir

Më 14 Dhjetor 2016, në Manastir u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet SEEUTechPark-ut dhe Fakultetit Teknik – Manastir, për vazhdimin e deritanishëm të bashkëpunimit në fushën e ndërmarrësisë në arsimin e lartë.

Fakulteti Teknik organizoi ngjarje promovuese, qëllimi i së cilës ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Fakultetit Teknik dhe Parkut Teknologjik të Univerzitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në mënyrë që të ndjeken trendet bashkëkohore në arsimin e lartë, dhe nisja e procedurës për vendosjen e Parkut Teknologjik ose Inkubatorit brenda për brenda vetë Fakultetit Teknik, e cila do të ketë për qëllim që studentëve tju mundësoj që gjatë kohë së studimeve të fitojnë aftësitë e nevojshme për të filluar biznesin e tyre, por gjithashtu të fitojnë aftësi të ndryshme të cilat do tju ndihmojnë në gjetjen e punës në të ardhmen.

I njëjti aktivitet ishte nën organizim të Fakultetit Teknik, SEEUTechPark dhe CEFE Maqedoni, si iniciator të ngjarjes, i njëjti u ndoq nga përfaqsues të sektorit akademik, student, si dhe përfaqsues të biznesit dhe sektorit të OJQ.