9 mars 2017

SEEUTechPark ofron shërbimin e ri: “Vlerësimi i Kompanisë”

SEEUTechPark si një entitet privat, i themeluar nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Fondacioni i tij, ofron shërbimin e ri të quajtur “Vlerësimi i Kompanisë”.

Shërbimi ofrohet si rezulltat i një trajnimi intensiv nga eksperti i shtëpisë së konsulltimeve i ardhur nga Britania e Madhe.Trajnimi është përshtatur enkas për ekipin e SEEUTechPark-ut. Trajnimi ka përfshirë gjithë ekipin e Parkut Teknologjik, duke përfshirë disa metodologji për "Vlerësimin e biznesit", metodat, kornizat, dhe duke marrë parasysh disa aspekte të ndryshme të vlerësimit.

Vlerësimi i biznesit është process i shfrytëzuar për përcaktimin e vlerës së vërtet të kompanisë. Shumica e pronaërve të bizneseve nuk e dinë vlerën reale e kompanive te tyre, shpesh herë duke u shtuar edhe vlerë sentimentale, vlera te larta te aseteve të paprekshëm, dhe vlera jo reale te aseteve dhe të tregut. Rrjedhimisht, kjo reflekton ne gjendjen jo reale te vlerës së vertet të bizneseve të tyre. Nëse biznesi juaj është në fazën fillestare (start-up), ose në fazën e zgjerimit dhe shtrirjes, vlerësimi I biznesit në 5 vitet e para të kompanise, dhe mundësisht në çdo 2-3 vite, do ti jepte pronarëve një vlerë reale të vlerësimit të biznesit të tyre. Raporti i vlerësimit te biznesit rreth faktit sa vlen biznesi juaj, do të asistoje menaxhmentin ne marjen e vendimeve reale dhe strategjike rreth shpenzimeve, efektit te tyre ne fitim, duke e marë nën konsiderate mundësinë e uljen e kostove ose optimizimin e biznesit.

Pavarësisht nga motivi juaj, është koha që të beni pyetjen e tregut global: Sa është vlera ekonomike e kompanisë suaj, sa vlen në para të thata?

Ky shërbim është financuar nga partneri i SEEUTechPark "Swiss Contact" - Increasing Market Employability Program, mbështetur nga PredaPlus and Swiss Agency for Development and Cooperation -SDC. Menjëherë nga lansimi i këtij shërbimi, SEEUTechPark do të fillojë me zbatimin e tw njwjtit në 6 start-up (kompani), duke siguruar një raport të plotë mbi atë se sa vlejnë bizneset e tyre (vlera e tyre ekonomike).