5 prill 2017

Mbyllja e aplikimeve mbledh në Tiranë jurinë e edicionit të pestë të Albanian ICT Awards

Ne edicionin e peste te gares mbarekombetare te ICT Awards, kete vjet SEEUTechPark mer pjese si partner rajonal, kontribues dhe juri.

Prej momentit te hapjes se aplikimeve, u mbajten 20 takime me te rinje, student, akademike dhe sipermares te fushes se Tecknologjise se informacionit ne Tirane, Prishtine, Shkup, Tetove, Shkoder, Presheve dhe Gjakove. Si rezulltat i organizimit dhe takimeve, mbi 106 aplikime jane derguar per fusha te ndryshem si: Inovacioni i vitit, akademiku i vitit, ylli ne ngritje etj. Aplikuesit jane prej Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe diaspores.

Ashtu siç ishte parashikuar, dita e parë e muajit Prill shënoi fillimin e procesit të vlerësimeve nga ana e jurisë së Albanian ICT Awards e cila përfaqësohet nga figura të shquara në fushën e teknologjisë dhe informacionit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni.

Si rezulltat i takimit te pare te juries se “Albanian ICT Awards” u diskutuan aplikimet. Kete vite ne juri marin pjese akademik dhe profesionist nga fusha e ICT, dhe ata: Julia Goga-Cooke, Mirlinda Karçanaj, Anila Hoxha Tollkuçi, Anni Dasho Sharko, Jonida Çerekja, Altin Petre, Visar Jasiqi, Mareglen Biba, Jeton Siqeca, Azir Aliu, Sokol Vladi, Gjergji Mulla dhe Endri Xhina. Takimi i radhës i jurisë do të mbahet të Shtunën me datës 15 Prill ku do të prezantohen aplikimet.