21 nëntor 2018

Oda Ekonomike Amerikane - AmCham vizitoi Universitetin UEJL dhe SEEUTechPark

Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane të Tregtisë në Maqedoni, znj. Dijana Despodov vizitoi UEJL-në dhe Qendrën per Biznes dhe Inovacion.

Gjatë vizitës në kampusin e UEJL-së në Tetovë, znj. Despodov pati takime me Rektorin - Acad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Pro-Rektori për Planifikim dhe Sipërmarrje - Prof. Dr. Besnik Fetai, duke folur për të arriturat e Universitetit në lidhje me bashkëpunimin e trekëndëshit: akademinë, biznesin dhe sektorin public, dhe mundësitë e shkëlqyera për bashkëpunim në bazë të këtij Modeli Triple Helix.

Znj. Despodov gjithashtu kishte mundësinë të vizitonte SEEUTechPark dhe të informohej drejtpërdrejt, se si Universiteti po ndihmon kompanitë e reja inovative të krijojnë produkte me vlerë të orientuara nga eksporti dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sferën e teknologjisë së lartë dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar më shumë kompanitë të arrijnë rritje më të madhe strukturore, përmes shërbimeve të Qendrës për Zhvillimin e Biznesit - BDC.

Gjatë vizitës, Drejtoresha Ekzekutive znj. Despodov gjithashtu vizitoi kompanitë e Parkut Teknologjik në kampus dhe u shkëmbyen ide dhe diskutime lidhur me mundësitë afatgjata për bashkëpunim.