29 mars 2019

Ligjeratë për Trendet Globale Inovative me Peter Righi – Drejtor Global i CEED Programës

Më 28 mars 2019, kishim nderin të kemi si folës një përkrahës te madh te sipërmarrjes ndërkombëtare - Z. Peter Righi, i cili mbajti një ligjëratë mbi trendet dhe sfidat globale inovative para studentëve të UEJL dhe kompanive të TechPark.

Peter është një nga iniciatorët e programit CEED, i cili nga një projekt pilot në Bullgari në 2005, u shëndrua në qendra profesionale sipërmarrëse, të pranishme në njëmbëdhjetë vende të Ballkanit, Europës Lindore dhe Afrikës. Themeluar nga SEAF në vitin 2005, misioni i programit CEED është të zhvillojë dhe të lidhë sipërmarrësit që duan të rriten si udhëheqës, të ndërtojnë kompanitë e tyre dhe, në një mënyrë tjetër, të kenë sukses dhe të kontribojnë në komunitetin e tyre.

Nga perspektiva e tij personale dhe profesionale,Peter ligjeroi për kalimin e barierave dhe rreziqeve të llogaritura që çdo sipërmarrës përballet në baza ditore. Ai gjithashtu foli për ndikimin që kompanitë startup kanë për punësimin dhe politikat kombëtare të taksimit. Në fund të prezantimit u zhvillua një diskutim dinamik i studentëve dhe përfaqësuesve të startup mbi motivimin, krijimin e ekipeve dhe qasjen në financa, gjë që rezultoi me sugjerime konkrete për ta.

Ky leksion u mbështet nga Programi i Folësve të Ambasadës Amerikane në Shkup.