25 nëntor 2013

Java Europiane e Engjujve të Biznesit

Më 21 Nëntorë në Tetovë – Maqedoni, u mbajt punëtoria “Java Europiane e Engjujve të Biznesit”: Bashkëpunimi ndërmjet industries dhe mjedisit akademik, qëndrueshmëria dhe krijimi i një ekosistemi sipërmarës i nevojshëm për kompanitë.

SEEUTechPark dhe Euro Macedonian Knowledge Innovation Center ishin organizatorët e puntorisë, qëllimi i puntorisë ishte krijimi i mundësive për bashkëpunimin ndermjet industrisë dhe mjedisit akademik, qëndrueshmërisë dhe krijimit të një ekosistemi sipërmarrës të nevojshëm për kompanitë.


Punëtoria filloi me një video mesazh nga José Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian, ai elaboroi për rëndësinë e Engjujve të Biznesit. Gjatë fjales së tij ai theksoi se “Engjujt e biznesit kanë qenë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e Evropës, duke financuar bizneset e reja që krijojnë vende pune dhe duke sjellë risi evropiane për konsumatorët dhe bizneset në mbarë botën. Ata janë një element thelbësor i kreativitetit, inovacionit dhe solidaritetit brenda zhvillimit tonë të përgjithshëm si dhe strategjisë të punës”.


Mysafiri jonë special ishte z. Ilija Vuckov, President i Euro Macedonian Knowledge Innovation, ai foli për ngritjen e vetëdijes rreth zgjerimit te njohurive tona në lidhje me rolin kryesor dhe rëndësinë e engjujve të biznesit në promovimin e rritjes ekonomike.


Prof. Norbert Marx i'u adresua bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe mjedisit akademik duke paraqitur dhe shpjeguar një program të ri studimi. Eshë një dual mes praktikës së orientuar të programit Barchelor, e cila është e alternuar në tre faza mujore, me teorinë e të mësuarit nga studentët e Universitetit EJL dhe pranimin e trajnimit praktikal nga ndërmarrjet.


SEEUTechPark do të vazhdoj të zgjeroj bashkpunimin me Euro Macedonian Knowledge Innovation. Në të ardhmen, ne synojm për të zhvilluar, ide të reja inovative dhe të i'u ndihmojm personave individual ose grupeve për të zhvilluar biznese fitimprurës.