6 korrik 2016

Le të gjejmë para per biznesin tuaj – Grante të kofinancuara për Start-up dhe Spin-off

Më 30 qershor 2016 u mbajt seminari (workshop) “Let’s find money for your business”, i pari i serisë së tillë për sigurimin e kapitaleve startup dhe projekteve inovative për sipërmarrësit ekzistues dhe të ardhshëm

Ky sesion ishte i fokusuar në mundësitë e ofruara nga Fondi për Inovacione dhe Zhvilim Teknologjik ( FITR), dhe thirja e tretë e tyre publike për shfrytëzimin e mjeteve për mbështetjen – e startup, spinoff dhe ndërrmarjeve mikro, te vegjël dhe të mesëm.

Folësit e ftuar nga FITR prezentuan procedurat e aplikimit, format dhe dokumentacionet e nevojshëm dhe faktorët kyç për paraqitjen e aplikacioneve të susksesshëm. Përfaqësuesit e startup dhe spinoff ndërrmarjeve u sygjeruan nga autirotetet për menyrën e tejkalimit të barrierave rutine administrative. Aplikacionet e selektuara, do të marrin mbështetje maksimale prej 85% të buxhetit total të projektit, nga qeveria e R. Maqedonisë.

Seminari (workshop) u ndjek me interes të madh, dhe përfundoi me një sërë pyetjesh nga pjesëmarrësit të dekdikuar për pjesën praktike dhe teknike të aplikimit. Bashkorganizatorët e ngjarjes ishin edhe Qendra e Biznesit të regjionit te Pollogut dhe GIZ ( LEIWW +).