2 prill 2013

Business Process Management (BPM) Kurs Intenziv

Data e fillimit te kursit intensive eshte 08.04.2013 ndersa data e mbarimit te kursit eshte 12.04.2013. Te nderuar studente, kemi nderin te ju prezentojme Business Process Management (BPM) kursin intensive (punetorine) i cili organizohet nga SEEU, Universiteti i Vienes dhe FINKI. Kursi do te aranzhohet nga data 8-te deri ne daten 12 Prilli 2013, ne hapsirat e Universotetit te Europes Juglindore ne Tetove. Studentet te cilet me suksese do te kalojne ne provim kane te drejte kursin ta regjistrojne si lende zgjedhore me 6-shte kredi ne perputheshmeri me regulloren e UEJL-se.

Numri i pergjithshem i pjesmaresve ne kete kurs intensive eshte 40 studente. 20 studente nga SEEU dhe 20 studente te FINKIT. Zgjedhja e kandidateve do te behet ne baze te letres motivuese e cila duhet te shenohet ne gjuhen angleze, gjuhe e cila eshte oficiale per kete kurs. Cmimi eshte 3000 denare me cka ne cmim jane perfshire akomodimi dhe pjesëmarrje në të gjitha ngjarjet e organizuara nga kjo punëtori. Përveç pjesës akademike do të ketë edhe ngjarje sociale që nuk duhet humbur.


Punetoria do të përfshijë ligjërata të përditshme dhe projekte te organizuara në punë grupore, pauze për drekë / darkë dhe kohë të lirë për socializim.

Bashkangjitur është agjenda e kursit (punetorise) dhe cv-te e profesoreve:
Download: Agenda
Download: Professors CV
Per regjistrim ne kete kurs intensive klikoni ne linkun me poshte:

Afati i fundit për aplikim është: 05.04.2013 deri ne ora 13:00.
Të gjithë aplikantët do të njoftohen ne mail nëse janë pranuar ne kete punetori ne
daten 06.04.2013 deri ne ora 16:00.