U nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes SEEUTECHPARK dhe BIT HUB nga Manastiri
Më 18 gusht 2017 oficialisht u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet SEEUTechPark dhe Bit-HUB pjese e Fakultetit të Informatikës dhe Teknologjive të Komunikimit (FITK) - Manastir, dhe me këtë vazhdohet bashkëpunimin në lidhje me sipërmarrjen në institucionet e arsimit të lartë.